image Rilind Musa fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit

Sporte Luftarake

Rilind Musa fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit

news image

Rilind Musa ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit, që po mbahet në Santa Sussana të Spanjës.

Garuesi kosovar zuri vendin e dytë në kategorinë fizik -179 cm, në një konkurrencë prej 16 garuesve.

Ndërkohë Luan Ukëhaxhaj, kategoria -182 cm, doli i 13-ti prej 21 garuesve.

KOK ka përgëzuar suksesin e Rilindit dhe komunitetit të bodybuildingut dhe fitnessit, derisa iu ka uruar fat dhe suksese edhe garuesve tjerë që do të garojnë nesër.

/GazetaSinjaliSport/