image Holanda rikthehet në Botëror, triumfon ndaj Norvegjisë

Futboll

Holanda rikthehet në Botëror, triumfon ndaj Norvegjisë

news image

Holandezët kanë marrë sonte një fitore shumë të rëndësishme.

Kombëtarja e Holandës ka arritur të mposht Norvegjinë me rezultat 2-0.

Përkundër rasteve të shumta që kishin vendasit, pjesa e parë u mbyll baras pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë holandezët vazhduan me dominim në kërkim të golit të epërsisë.

Pas shumë tentimeve goli më në fund erdhi në min e 84′ kur Stefen Bergwijn realizoi për 1-0.

Holanda nuk u ndal me kaq edhe Memphis Depay dyfishoi epërsinë me golin e tij për rezultatin final 2-0.

Me këtë fitore tani Holanda siguron kualifikimin në Botëror nga vendi i parë, kurse Norvegjia mbetet në pozitën e tretë dhe jashtë “Play Off-it”.  /Gazeta Sinjali Sporti/