image Daçiq nervozohet: FIFA “nuk ka parime, por standarde të dyfishta”

Futboll

Daçiq nervozohet: FIFA “nuk ka parime, por standarde të dyfishta”

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vlerësuar si “hipokrit” faktin se Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj kombëtares së Serbisë, pasi në zhveshtoren e saj në Mundial në Katar ishte varur një flamur që tregon Kosovën e mbuluar me flamurin serb me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

“Imagjinoni që Ukraina të thotë ‘Krimea është Ukrainë, nuk ka dorëzim’. A do ta dënonte dhe dëbonte dikush Ukrainën?”, pyeti Daçiq në televizionin serb të afërt me pushtetin “TV Përva” dhe shtoi se si shtet “nuk mund të reagojmë, sepse është në pyetje organizata sportive”.

Ai ka deklaruar se kjo flet vetëm për “hipokrizi” dhe pyeti se “çfarë ishte fyese” në mesazhin “Nuk ka dorëzim”?

“Çfarë është ofenduese që dikush thotë nuk ka dorëzim? Pra, çfarë duhet të thonë, se do të dorëzohen? Së dyti, ata po flasin për futbollin dhe “nuk ka dorëzim” i referohet ndeshjeve të futbollit. Ne humbëm kundër Brazilit dhe pritej që të humbim, por tani kemi ndeshje vendimtare me Kamerunin dhe Zvicrën”, ka pretenduar Daçiq.

/GazetaSinjali/