Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se 15 mijë e 210 dozat e vaksinave antiCOVID të kompanisë Pfizer të cilat ishin planifikuar të arrijnë ditën e hënë, do të mbërrijnë të martën, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, procesi i vaksinimeve do të vijojë sipas planit në qendrat e vaksinimit, duke u përqendruar më shumë në vaksinimin e personelit shëndetësor dhe me grupmoshën mbi 80 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë. Ndërkohë informohen qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/