image Ndodh edhe kjo në QKUK: Shtrati në Klinikën e Nefrologjisë mbahet me kubëza betoni

Sinjalizime

Ndodh edhe kjo në QKUK: Shtrati në Klinikën e Nefrologjisë mbahet me kubëza betoni

news image

Kushtet në Spitalet e Kosovës vazhdojnë të mbesin problem për qytetarët. Shtretërit, banjot, kushtet higjienike janë ndër problemet e vazhdueshme që qytetarët hasin në spitale, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu po ndodh edhe në Klinikën e Nefrologjisë, ku në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se njëri nga shtretërit aty po mbahet me kubëza të betonit në vend të rrotës përkatëse.

Sipas sinjalizuesit këto pamje janë realizuar sot rreth orës 11:40.

/GazetaSinjali/