image Mërgimtari nga Gjermania parkon veturën në trotuar, bllokon këmbësorët

Sinjalizime

Mërgimtari nga Gjermania parkon veturën në trotuar, bllokon këmbësorët

news image

Shoferët shpesh herë “gjejnë zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në kryqëzimin “Nëna Terezë” në Gjakovë. Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar disa foto ku shihet se si vetura me targa gjermane është parkuar në trotuar dhe në afërsi të zebrave.

Një parkim i tillë nga ana e mërgimtarit pengon lëvizjen e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/