image Shqetësuese: Dy të mitur rrezikojnë veten dhe trafikun, lëvizin me trotinet në Prizren - Sinjali

Shqetësuese: Dy të mitur rrezikojnë veten dhe trafikun, lëvizin me trotinet në Prizren

news image

Përdorimi i trotinetëve elektrikë është bërë një dukuri shqetësuese për qytetarët e vendit tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Më shqetësues është bërë fakti që këto mjete po përdoren edhe nga fëmijët të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që ia shkaktojnë vetes por edhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Një rast i tillë ka ndodhur dje te Shtëpia e Bardhë në Bazhderhane të Prizrenit. Sinjalizuesit e Sinjali kanë dërguar pamje ku shihen dy fëmijë në një trotinet, njëri teksa e mban drejtimin e tjetri është i ulur, derisa vetura lëvizin aty pari.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: