image Shtohen patrullimet e Policisë në disa rrugë të Prishtinës

Siguri

Shtohen patrullimet e Policisë në disa rrugë të Prishtinës

news image

Janë shpeshtuar patrullimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj” e “Rexhep Luci” si dhe në zonat përreth.

Një njoftim zyrtarë nuk ka, por vlen të rikujtohet se këto patrullime në këto rrugë u shpeshtuan pas rastit tragjik të mbrëmjes që shkoi.

Kjo pas një përleshjeje fizike mes dy grupeve kriminale të udhëhequra nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj si dhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘Italiani’ – ngjarje kjo e cila e la një të vdekur dhe 17 të lënduar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në reagimin e tij për rastin në fjalë, tha se “është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet”, teksa shtoi se “Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme”.

/GazetaSinjali/