Ka mbetur më pak se një orë nga fillimi i tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Para fillimit të këtij tubimi, në këtë shesh janë parë numër më i madh i policëve sesa zakonisht.
Numri më i madh i policëve është parë edhe para stacioni të policisë në kryeqytet dhe institucioneve shtetërore.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se tubimi do të jetë i qetë, siç tha ish-kryeministri Albin Kurti, lideri i kësaj partie, me muzikë e fjalime.
Sidoqoftë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ditë më parë, ka apeluar te qytetarët që t’u shmangeve frekuentimit të shesheve dhe pjesëmarrjes në “protestat politike” të LVV-së, pasi që kjo ambasadë vlerëson se ky tubim mund të jetë i dhunshëm./Gazeta Sinjali/