Olta Gixhari komentohet shumë për bashkëpunimin e saj me produksionin apo edhe se do të jetë fituesja.
Kodet e përdorura, bullizimet nga ana e saj, e të cilat janë thyerje rregullash nuk janë dënuar apo komentuar ndonjëherë.
Ndaj kjo ka bërë që të shtohen zërat se ajo mund të jetë ‘favoritja’ e produksionit.
Akoma më shumë janë shtuar së fundi pasi vetë Olta ka pranuar se ka bërë fushatë që të mos dalë e të shkojë deri në finale.
Madje, ajo i tha Gertit se asnjë nuk e di se çfarë flet ajo në dhomën e rrëfimit.
“Ta thashë që nuk dal, vetëm ty ta kam thënë që nuk dal. Kam punuar shumë, e di unë si kam punuar. Ja ashtu, urtë e butë. Po se nuk e dini ju se çfarë kam fol unë në dhomën e rrëfimit. Unë kam filluar fushatat, ka kohë.”, tha ajo.