image Shteti merr nën kujdes gurin e Nanës Pashkë, dërgohet në Mejë

Sociale

Shteti merr nën kujdes gurin e Nanës Pashkë, dërgohet në Mejë

news image

Guri përkujtimor i Pashke Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë, është dërguar në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, pak pasi u hodh në mbeturina.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës dhe familjarët e nënës Pashkë.

Pashke Markut i ishin vrarë dy djem në fund të prillit të 1999-s. Trupat e tyre ishin gjetur në varreza masive nëpër Serbi. Më 27 maj 2003, Nana Pashke ia vuri flakën vetes pasi konsideronte se duhej të digjej edhe ajo.

/GazetaSinjali/