image Një vit nga vdekja e Cimës/ Vetura e tij ikonike dërgohet para Ministrisë së Kulturës

Sociale

Një vit nga vdekja e Cimës/ Vetura e tij ikonike dërgohet para Ministrisë së Kulturës

news image

Sot janë bërë një vit që kur humoristi njohur kosovar, Rasim Thaçi, në moshë 71 vjeçare humbi betejën me COVID-19.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Në njëvjetorin e vdekjes, në Ministrinë e Kulturës, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët u kujtua aktori.

 Ku në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e tij, Adelina Thaçi, e cila falënderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën.

Tutje Adelina tha se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj.

“Sa herë të kujtojmë ne në familje, e sa herë të kujtojnë njerëzit e këtij nën qielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend”, ka shtuar ajo.

Ndërsa nga Ministria e Kulturë thonë se “Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”.

/GazetaSinjali/