image Shteti e mbyll lokalin “Kobra City”

Siguri

Shteti e mbyll lokalin “Kobra City”

news image

Lokali ‘Kobra City’ në Prizren është mbyllur pas bastisjes që u zhvillua në lidhje me rastin që ndodhi sot në mëngjes, ku një person u vra e një mbeti i plagosur pas një sherri që nisi aty, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë në këtë lokal.

Në lokalin “Kobra City”dhe në shtëpinë e Dibran Hoxhajt janë kryer po ashtu bastisje pas incidentit të mbrëmshëm ku mbeti i vdekur një person. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka pas bastisje të objekteve dhe të shtëpisë. Janë gjetë së paku 3 gëzhoja, lokali i demoluar”, tha Bytyqi.

Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje. I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat.

Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

/GazetaSinjali/