Kosova ka qenë shumë e suksesshme në dy paraqitje në Lojërat Olimpike, falë sportit të xhudos.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta.
Sipas ligjit të Ministrisë së Sportit në Kosovë, medalja e artë olimpike shpërblehet me 100,000 euro.
Nga vendet e rajonit, Kosova ka shpërblimin më të madh, ndërsa më së pakti paguan Bosnja dhe Hercegovina. Shteti ballkanik shpërblen fituesit me vetëm 2300 euro
Kjo është lista e shpërblimeve nga shtetet e Ballkanit për kampionët olimpik.
Kosova – 100,000 euro
Shqipëria – 82,000 euro
Serbia – 50,000 euro
Mali i Zi – 35,000 euro
Kroacia – 27,600 euro
Bosnja dhe Hercegovina – 2,300 euro.