image Shtetet më të sigurta në botë, ku renditen Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

Siguri

Shtetet më të sigurta në botë, ku renditen Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

news image

Instituti për Ekonominë dhe Paqen çdo vit bën listën e vendeve më të sigurta dhe paqësore në botë.

Në Indeksin Global të Paqes (GPI), duke filluar nga viti 2017, Maqedonia e Veriut po shënon përparime çdo vit. Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor më mirë renditen Sllovenia dhe Kroacia. Në pozitë të mirë është edhe Shqipëria duke u radhitur e 41-ta. Por Kosova shkon në listë më poshtë duke u radhitur në vendin e 71.

Shqipëria dhe Maqedonia është në grupin e vendeve me të ashtuquajturat ‘Niveli i lartë i sigurisë”.

Vendi më i sigurt në botë është Islanda dhe tre vendet e fundit në këtë listë prej 163 shtetesh janë Siria, Jemeni dhe Afganistani. Kina është në vendin e 89-të, SHBA-të në vendin e 129-të dhe Rusia në vendin e 160.

/GazetaSinjali/