Policia e Kosovës, përmes njoftimit 24-orësh, ka raportuar se dje në QKMF-në e Deçanit është dërguar në gjendje të rëndë një shtetas i Shqipërisë.
Mirëpo, viktima më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.