Departamenti amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur se Shtëpia e Bardhë ka emëruar, Alice Albright, kryeshefe ekzekutive të Millennium Challenge Corporation- MCC (Korporatës Sifidat e Mijëvjeçarit).
Sipas DASh, MCC mbetet një partner jetik i diplomacisë së ShBA-së, për të ndërtuar ura në promovimin e rritjes ekonomike.
“Urime Alice Albright për konfirmimin tuaj si drejtoreshë ekzekutive e MCC. MCC është një partner jetik në përpjekjet tona të diplomacisë së ShBA-së, duke nxitur infrastrukturë të shëndoshë dhe institucione të shëndosha — dhe duke ndërtuar ura për të promovuar rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në njoftimin e DASh.
Ky emërim është mirëpritur edhe nga Presidenca e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Shefi i stafit presidencial, Blerim Vela, tha se mezi presin bashkëpunimin tutje të MCC, si partner me Kosovën.
“Urime Alice Albright për konfirmimin si drejtoreshë e re në MCC. Mezi presim partneritetin me MCC në programin e ardhshëm Kosovë – ShBA, të fokusuar në sektorin e energjisë. #Kosova #Së bashku më të fortë”, shkroi ai në Twitter.