image Shtatë të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 168 qytetarë dhe kanë vdekur 7 persona.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 83.

Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55-vjeçe, një nga Fieri 58-vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65-vjeç, një qytetare nga Berati 66-vjeçe, një qytetar nga Vlora 66-vjeç.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në 199.517 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka konfirmuar gjithsej 207.877 raste me koronavirus, prej tyre 199.517 janë shëruar, 5.159 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.201 pacientë.

/GazetaSinjali/