Shtatë persona janë lënduar nga tre tërmetet që kanë goditur Durrësin e Tiranën, por edhe qytete të tjera në Shqipëri, i cili është ndier edhe në Kosovë.
Shërbimet e emergjencës lajmërojnë se pas tërmetit, kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.
Dy persona raportohet se janë lënduar nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Tre persona janë lëndruar në Pezë, por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal./Topchannel