Shtatë gra kanë qenë viktima të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Disa prej tyre kanë marrë edhe tretman mjekësor shkaku i dhunës së ushtruar në to nga burrat e tyre, të cilët më pas u arrestuan nga Policia. Pesë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy rastet tjera vazhdojnë me procedurë të rregullt.
Policia njofton se, tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy në Prishtinë, një në Gjilan dhe një në Novobërdë.
Sipas Policisë, viktima nga Novobërda është strehuar në një vend të sigurt pasi burri i saj ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. /GazetaSinjali/