image Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Skenderaj

Kosovë

Policia/ Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Skenderaj

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin “Prekaz të epërm” rreth orës 17:30, ku kanë mbetur shtatë persona të lënduar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në një rrugë lokale në fshatin “Prekaz i epërm” të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”, ka thënë Zahiti për Gazetën Sinjali.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/