Partitë politike kanë afat që deri sonte në orën 00:00 që të dorëzojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat e tyre me kandidatët për deputetë, përkatsisht të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.
Deri tani në KQZ kanë aplikuar shtatë subjekte politike, shumica prej tyre nga radhët e komuniteteve jo shqiptare.
Lajmin për Sinjalin e komnfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tregoi subjektet që kanë aplikuar.
1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
2. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
3. Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
4. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
5. Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
6. Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
7. Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë;
Zëdhënësi Elezi tha për Gazetën Sinjali se të regjsitruara janë gjithsej 55 subjekte politike, dhe të gjitha ato që janë të interesuara për të aplikuar kanë kohë deri në orën 00:00.
“Deri në orën 00:00 do të presim subjektet politike për të dorëzuar aplikimin e tyre për certifikim si dhe listën e kandidatëve për deputetë”, tha zëdhënësi Elezi.
Ndonëse deri tani janë deklaruar se i kanë përpiluar listat e tyre subjektet politike si edhe në rastet e aplikimit për koalicione me gjasë do ta shfrytëzojnë kohën e fundit të afatit ligjor. ë dorëzuar listat e tyre me kandidatët për deputetë. /Sinjali