Manchester City dhe Real Madridi prodhuan një natë të jashtëzakonshme të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Anglezët triumfuan me rezultat 4-3 ndaj spanjollëve, në një festival golash në Etihad Stadium.
Me këto shtatë gola të shënuara, tashmë kjo sfidë ka hyrë në librat e historisë.
Sfida e sotme është ndeshje me rezultatin më të lartë të golave të shënuar në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, së bashku me atë mes Ajaxit dhe Bayernit (5-2, prill 1995) dhe ajo mes Liverpoolit dhe Romës (5-2, prill 2018), raporton Opta, transmeton Sinjali Sport.