Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjendet në fazën finale të rinumërimit të votave të rreth 1400 vendvotimeve të cilat iu nënshtruan këtij procesi me vendim të PZAP-it.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka njoftuar për Gazetën Sinjali se ky proces do të vazhdoj edhe sot.
“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime,” ka thënë zëzhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas tij, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%. /Gazeta Sinjali/