ShSKUK ka bërë të ditur se 1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, njofton Gazeta Sinjali.
1101 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.
Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre pozitivë me COVID-19, 354 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 113 pacientë,
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë,
Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë,
Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë,
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 161 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 112 pacientë,
Spitali i Pejës, 220 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 127 pacientë,
Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.