Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e nesërme pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive, raporton Gazeta Sinjali.
ShSKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator, e shtunë, do të transferohen në Klinikën Infektive.
ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.
Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë./GazetaSinjali/