image Shqiptohen mbi 1 mijë gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Shqiptohen mbi 1 mijë gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat antiCOVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 661 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq janë bërë 1 mijë e 617 testime.

Si shkak i infektimit me virusin janë raportuar gjashtë raste të vdekjes brenda 24 orëve.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565./Gazeta Sinjali/