image Shqiptari vret kunatin e tij në Itali

Botë

Botë/ Shqiptari vret kunatin e tij në Itali

news image

Një shqiptar është vrarë në Itali pas një konflikti verbal me kunatin e tij i cili e qëlloi me armë.

Siç raportojnë mediat ngjarja ka ndodhur në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës.

Rastin e lajmëruan në polici fqinjët pas që dëgjuan të shtënat.

Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa është arrestuar një shqiptar 50-vjeçar, kunati i viktimës./Gazeta Sinjali/