image Shqiptari i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore i kërkuar në Belgjikë kapet në Itali

Rajon

Policia/ Shqiptari i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore i kërkuar në Belgjikë kapet në Itali

news image

Një shqiptar i kërkuar nga autoritetet belge u arrestua në Itali. 29-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik të qënieve njerëzore dhe për të kishte një urdhër arresti evropian, të lëshuar nga një gjykatë belge.

Siç raportojnë mediat vendase, gruaja e tij u zhevndos në fshatin Monteroni d’Arbia pranë Sienës. Autoritetet italiane menduan se edhe ardhja e tij në këtë fshat do të ishte shumë e shpejtë.

Shqiptari do të përballet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, trafik të emigrantëve nga Azia dhe Afrika në Belgjikë dhe më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Nga hetimet rezulton se shqiptari i arrestuar ishte një nga personat kyç në organizimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Shqiptari do të ekstradohet në Belgjikë dhe nëse ai shpallet fajtor rrezikon deri në 20 vite burg. /Gazeta Sinjali.