image Shqiptari dënohet me 13 vjet burgim për përdhunim në Britani

Botë

Botë/ Shqiptari dënohet me 13 vjet burgim për përdhunim në Britani

news image

Shtetasi i Shqipërisë, Altin Bushati është dënuar me 13 vjet burgim për disa sulme ndaj grave, në Harlow të Britanisë.

Altin Bushati, 42-vjeçar, është akuzuar për sulm dhe përdhunim të disa grave gjatë viteve 2016-2017, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë britanike, krimet e tij ishin të dhunshme dhe ndikimi psikologjik mbi viktimat ishte i madh.

“Përvoja e hidhur që kanë kaluar viktimat është e paimagjinueshme. Sulmi ndaj tyre ka pasur një ndikim shumë të fortë psikologjik dhe dua t’i përshëndes për guximin që kanë treguar gjatë hetimeve dhe gjyqit” tha një zyrtar i policisë i qytetit Essex të Britanisë.

Ndërsa, më 13 shkurt gjykata ka dhënë dënimin për shqiptarin Altin Bushati, në lidhje me 4 përdhunime, dy agresione dhe një sulm seksual. Ai do të depërtohet në Shqipëri pas kryerjes së dënimit. /Gazeta Sinjali/