image Shqiptari aksidenton për vdekje britanikun, dënohet me mbi 3 vjet burg

Evropë

Shqiptari aksidenton për vdekje britanikun, dënohet me mbi 3 vjet burg

news image

Një 29 vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg në Britaninë e Madhe pasi aksidentoi për vdekje një person.

Northampton Chronicle & Echo shkruan se aksidenti fatal ndodhi në Tetor të 2022-it në Flore të Anglisë dhe Juljan Shkambi u shpall fajtor nga Gjykata ditën e djeshme, për manovra të rrezikshme në drejtimin e automjetit.

Mësohet se Shkambi nuk po udhëtonte me shpejtësi tej limiteve në rrugë por kaloi në anën e kundërt të karrexhatës së vetme të atij aksi duke shkaktuar kështu aksidentin fatal.

Automjeti i të riut shqiptar u përplas kokë më kokë me një “Ford Fiesta” e për pasojë ndërroi jetë në vend shoferi britanik rreth të 40-ave.

Shkambi u arrestua bashkë me dy burra të tjerë të cilët ishin pasagjerë në makinën e tij. Ai dëshmoi në Gjykatë se ishte lodhur pas një dite të gjatë pune në Leicester. “Doja vetëm të kthehesha në shtëpi”-ka thënë Shkambi në sallën e gjyqit.

I riu shqiptar kishte hyre ilegalisht në Britaninë  e Madhe në vitin 2021 dhe nuk dispononte patentë shoferi. Gjykatësi i çështjes Mayo DL tha se kushtet e motit ishin mjaft të mira dhe aksidenti u shkaktua vetëm nga pakujdesia e të riut shqiptar. Përveç heqjes së lirisë për 3 vjet e gjysmë, Shkambit iu hoq e drejta e drejtimit të automjetit për 5 vite të tjera. Sipas gjykatës, ai mund edhe të ekstradohet në vendin e lindjes.

/GazetaSinjali/