image Shqiptari 46-vjeçar hidhet nga kati i gjashtë i ndërtesës

Rajon

Tiranë/ Shqiptari 46-vjeçar hidhet nga kati i gjashtë i ndërtesës

news image

Një 46-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. R.K, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ka kryer aktin e vetëflijimit në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.