Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane pasi goditi 12 herë me thikë një grua moldave e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka qëlluar 33-vjeçaren në pjesën e barkut, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan ANSA.
Ngjarja ndodhi në kopshtin e shtëpisë ku shtetasja moldave jetonte së bashku me motrën e saj.
Duket se të dy kishin pasur një histori të shkurtër dashurie në të kaluarën. Megjithëse të afërmit e mohojnë raportin duke thënë se burri e kishte përndjekur atë.
Shqiptari ishte shfaqur sot në mëngjes në shtëpinë e 33-vjeçares dhe pasi ajo i kishte hapur derën, ai e kishte goditur 12 herë me thikë.