image Shqiptarët nuk arritën marrëveshje për KKSh-në, Qeveria e Serbisë e merr nën kontroll

Rajon

Shqiptarët nuk arritën marrëveshje për KKSh-në, Qeveria e Serbisë e merr nën kontroll

news image

Subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës nuk kanë arritur të konstituojnë Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, derisa afati ka përfunduar në mesnatë.

E tash pas kalimit të afatit ligjor, Ministria për të Drejtat e Pakicave të Serbisë, do të vendos masat e dhunshme.

Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov i ka dërguar shkresë KKSH-së se afati i konstituimit të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar skadon me 13 janar 2023 (e premte).

Sipas kësaj shkrese me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i KKSH Ragmi Mustafi, tha për Gazetën Sinjali, se mbrëmë në emër të Listës Partia për Veprim Demokratik me nënshkrimet e 5 anëtarëve dhe sipas ligjit ka ftuar seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për ora 22:00, si përpjekje e fundit për të penguar mundësinë që Ministri nga Beogradi të ndërmarr masat e dhunshme, por kjo ka dështuar.

“Ka dështuar konstituimi i KKSH-së në mesnatë dhe tash futen masat e dhunshme të përkohshme”, tha Mustafi.

Ministri për të Drejtat e Pakicave të Serbisë ka të drejtë të emëroj kryetarin dhe 4 antarë të Këshillit.

“Ne si fitues të zgjedhjeve për KKSH-në nga 13 nëntori kur u mbajtën zgjehdjet, kemi bërë përpjekje maksimale për të mos e lënë këshillin në duar të ministrit serb, por u penguas nga një subjekt tjetër shqiptarë”, tha Mustafi.

Ai tregoi se LPD-së i kanë ofruar bashkqeverisje të barabartë, por nuk kanë pranuar dhe ka ardhur deri te kjo situatë.

“Pwr mua kjo është tmerrësisht e turpshme që Këshilli Kombëtar Shqiptar të mbetet në duar të ministrit serbë”, tha Mustafi.

/GazetaSinjali/