image Policia gjen marihuanë në një veturë në Gjilan

Siguri

Policia gjen marihuanë në një veturë në Gjilan

news image

Mbrëmë rreth orës 19:15 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjilani, policia ka kryer kontroll në një veturë, nga ku ka gjetur sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se në këtë veturë kanë qenë tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër.

Vetura ka qenë me targa vendore dhe është sekuestruar nga policia, pasi që aty janë gjetur disa tabela të llojit tamadol, sasi e marihuanës si dhe një mulli që shërben për bluarje të marihuanës, thotë ky burim.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Gjilanit por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione në lidhje me këtë rast. /Gazeta Sinali/