image Arrestohet një mashkull për vjedhje në një pastiqeri në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një mashkull për vjedhje në një pastiqeri në Prishtinë

news image

Një mashkull është arrestuar dje rreth orës 05:02 në rrugën Garibaldi në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një pastiqeri.

Te i dyshuari, policia gjatë kontrollit i ka gjetur një çantë të zezë në të cilën ka pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur

Policia më tutje bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pë 48 orë./Gazeta Sinjali/