image Hoti: VV-ja s’mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë LDK-në

Kosovë

Politikë/ Hoti: VV-ja s’mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë LDK-në

news image

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë edhe ndodhën përplasjet.

Hoti tha se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me VV-në, e cila sipas tij dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së.

“Me VV jemi parti komplet të ndryshme, në qasjen e tyre për të kontrolluar gjithçka edhe të menduarit e të shprehurit të vendimmarrjes, por që LDK nuk e lejoi një qasje të tillë, ju e dini që LDK një qasje të tillë as brenda partisë nuk e lejon”, tha Hoti në Click.

Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë./ Gazeta Sinjali/