image Shqipëria, zyrtarisht në Këshillin e Sigurimit pas 65 vjetësh në OKB

Shqipëri

Shqipëria, zyrtarisht në Këshillin e Sigurimit pas 65 vjetësh në OKB

news image

Shqipëria edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit, gjë që u bë e ditur në qershor.

Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku u mbështet nga 175 shtete anëtare të OKB-së nga190 vende që morën pjesë në votim.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka deklaroi që zgjedhja e Shqipërisë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme, përbën një mundësi historike dhe një arritje të shkëlqyer për diplomacinë shqiptare.

Përmes një videoje, Xhaçka u shpreh e lumtur që mund të ndajë me shqiptarët një lajm kaq historik pas votës në Asamblenë e Përgjithshme.

“…Shqipëria ka fituar të drejtën për të qenë një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mandat dyvjeçar për vitet 2022-2023. Kjo do të thotë që nga 1 janari 2022 vendi ynë do të jetë anëtari i forumit më të lartë të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ku trajtohen dhe merren vendime për çështjet më të mprehta që shqetësojnë botën sot sa i takon paqes dhe sigurisë…”, u shpreh Xhaçka, e cila falënderoi shumë shtete të botës, të cilat mbështeten Shqipërinë të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit Ndërkombëtar. 

“…Dua të falënderoj shumë të gjitha ato vende që na mbështetën me votën e tyre, që mbështetën kandidaturën e Shqipërisë. Dua të falënderoj shumë edhe grupin e Evropës Lindore që zgjodhën t’i japin Shqipërisë mundësinë për t’i përfaqësuar në Këshillin e Sigurimit. Po kjo mbështetje nuk është e rastësishme, në fakt ajo është konfirmimi më i mirë i respektit dhe i besueshmërisë që gëzon sot Shqipëria si një vend, shtyllë stabiliteti në rajon, si eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti dhe konstruktiviteti në çdo forum ndërkombëtar ku ka kontribuar. Një falënderim shkon për të gjitha ata burra dhe gra diplomatë dhe politikanë shqiptarë që kanë punuar për vite me radhë për të arritur këtë fitore kaq të madhe të diplomacisë shqiptare…”, tha ajo.

/GazetaSinjali/