Ka përfunduar ndeshja e grupmoshave U-21 të Kosovës dhe Shqipërisë me rezultat 0-1 në të mirë të kuqezinjëve.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi E.Cokaj në minutën e 34-të, shkruan Sinjali Sportiv.
Shqipëria ishte më e sigurtë në lojën e saj defanzive pas shënimit të golit dhe arritën që ta ruajnë rezultatin 0-1 deri në përfundim të ndeshjes.