image Shqipëria te femrat mposhtë Kosovën në Prishtinë

Futboll

Shqipëria te femrat mposhtë Kosovën në Prishtinë

news image

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave e ka mposhtur atë të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Vashat kuqezi triumfuan në ‘Fadil Vokrri‘ me rezultat 1-3, transmeton Sinjali Sport.

Maksuti, Doci dhe Krasniqi i realizuan golat te mysafiret, kurse Biqkaj e shënoi golin e nderit te vendaset.

Me këtë fitore Shqipëria renditet në pozitën e katërt në grupin F me shtatë pikë, derisa Dardanet me katër pikë janë në vendin e pestë.

/Gazeta Sinjali Sporti/