image Shqipëria siguron një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Shqipëri

Shqipëria siguron një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

news image

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një kontratë të re me kompaninë Pfizer për një milion doza vaksina për vitin 2022.

Manastirliu ka thënë se kontrata mundëson gjithashtu edhe vaksinimin e fëmijëve dhe se kjo kontratë parashikon edhe 500 mijë doza të tjera në rast nevoje.

“Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

Sipas saj, Shqipëria ka aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash. Ajo tutje shtoi që janë duke punuar fort për të intensifikuar mbulesën vaksinave tek grupmoshat e reja.

/GazetaSinjali/