image Shqipëria publikon rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Rajon

Rajon/ Shqipëria publikon rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

news image

Shkon në 803 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

8 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 140 testime që janë kryer, 5 prej të cilave janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe një në Durrës.

Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacientë. Zona me më shumë raste aktive deri më tani rezulton të jetë Kruja.

“Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 për qind e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID-19”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/