image Shqipëria prej sot merr drejtimin e OSBE-së

Politikë

Politikë/ Shqipëria prej sot merr drejtimin e OSBE-së

news image

Data e sotme do të hyjë në historinë më të re të kombit shqiptar për faktin se Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e njohur ndryshe si OSBE.

Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i përshkallëzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së.

“Marrja në detyrë e kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës”, citohet të ketë thënë Rama.

Zyrtatrisht, prioritetet e Shqipërisë do të paraqiten nga kryeministri Rama në Këshillin e OSBE-së që do të mbahet më 9 janar në Vjenë./Gazeta Sinjali/