Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!”, është shprehur Begaj, transmeton KlanKosova.tv.
“Një vendim shumë i merituar!”.
Çështja e liberallzimit të vizave ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Lëvizja e lirë e kosovarëce pritet të ndodhë nga 1 janari 2024.