image Shqipëria në garë për të shpëtuar fëmijët nga kampi xhihadist në Siri

Shqipëri

Shqipëria në garë për të shpëtuar fëmijët nga kampi xhihadist në Siri

news image

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri mbetet një sfidë për autoritetet në Shqipëri, kur sa vjen e ngushtohet koha për të vepruar.

Autoritetet kurde që e menaxhojnë kampin thonë se situata po u del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës, apo së fundmi, edhe pandeminë e Covid-19.

Agjencia britanike e lajmeve ”BBC”, raportoi të dielën se 30 fëmijë shqiptarë dhe 10 gra ndodhen ende në strehën e përkohshme të ngritur për të strehuar, mes të tjerësh, mijëra familje ish-luftëtarësh xhihadistë apo terroristësh të ISIS-it, përcjell Gazeta Sinjali.

Mes shqiptarëve është edhe Eva Dumani, 16-vjeçarja që ishte vetëm 9 vjeçe kur u mor me detyrim nga i babai, Shkëlzeni, dhe tani nuk dëshiron të kthehet më në Shqipëri.

Vëllai i saj, Endri, zgjodhi të kthehet tetorin e kaluar.

Atë e shoqëruan një grua dhe tre fëmijë të tjerë, pas ndërhyrjes së qeverisë shqiptare.

Mendojmë se e kemi detyrim moral t’i riatdhesojmë të paktën fëmijët, sepse ata nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të tyre të papërgjegjshëm. Mund të kthehen në monstra të vërtetë nëse i lëmë atje në kamp, të shpërfillur,” citon “BBC”-ja ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Për ish-qeveritarin, kampi cilësohet një ferr mbi Tokë dhe autoritetet po punojnë si me kurdët, edhe me prindërit shqiptarë, për t’i kthyer fëmijët në vendlindje.

Nga 60 mijë banorë që mësohet se numëron kampi i refugjatëve i Al-Holit, mbi 24 mijë janë sirianë, pjesa më e madhe irakianë dhe popullsi të tjera nga e gjithë bota./Gazeta Sinjali/