image Shqipëria i shpall "non grata" dhe i dëbon dy diplomatë të Iranit

Politikë

Njoftimi/ Shqipëria i shpall “non grata” dhe i dëbon dy diplomatë të Iranit

news image

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur t’i shpallë “non grata” përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë“, ka njoftuar ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë. /Gazeta Sinjali/