Shqipëria para pak minutave është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 3.6 ballësh, epiqendra e të cilit ishte në Tiranë.
Tërmeti është regjistruar edhe nga Organizata Shkencore “EMSC”, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se edhe dy ditë më parë Shqipëria është goditur nga një tërmet 4 shkallësh, pas atij të fuqishmit të 26 nëntorit, ku la të vdekur 52 persona dhe shumë dëme materiale./Gazeta Sinjali/