Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë të vaksinuar ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Të gjithë qytetarët mund të futen në e-Albania dhe më pas të zgjedhin shërbimin “Pasaportë vaksinimi COVID-19”.
Ky shërbim elektronik ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të marrin online pasaportën e vaksinimit për COVID-19 me kodin unik.
Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.
Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:
Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi COVID-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për COVID-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”./Gazeta Sinjali/