image Shqipëria ëndërron kualifikimin për në Kupën e Botës/ Formacionet e mundshme ndaj Hungarisë

Futboll

Shqipëria ëndërron kualifikimin për në Kupën e Botës/ Formacionet e mundshme ndaj Hungarisë

news image

Shqipëria sot do ta zhvillojë ndeshjen kundër Hungarisë, e cila është pothuajse vendimtare për fatin e tyre.

Ky takim do të fillojë nga ora 20:45 dhe fitimtari do ta sigurojë pjesëmarrjen në ‘Play Off’.

Shqipëria momentalisht renditet e dyta në tabelë me 12 pikë, ndërsa Hungaria është e katërta me 10 pikë.

Në anën tjetër ‘kuqezinjtë’ poashtu synojnë fitore, por në rastin më të keq edhe një barazim do t’i mbante në garë para sfidës me Poloninë që e luajnë të martën.

Këto dy Kombëtare u përballen më 5 shtator në “Elbasan Arena”, ku Shqipëria triumfoi 1-0 me golin e Armando Brojës.

Këto janë formacionet e mundshme të kombëtareve:

Hungaria: Gulacsi; Fiola, Orban, Szalai; Botka, Schafer, Kleinheisler, Schon; Sallai, Szoboszlai; Nikolic

Shqipëria: Strakosha; Ismajli, Djimsiti, Kumbulla; Hysaj, Gjasula, Bare, Lenjani; Uzuni; Manaj, Broja 

/Gazeta Sinjali Sporti/