image Shqipëria dridhet nga një tërmet

Shqipëri

Shqipëria dridhet nga një tërmet

news image

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në mbrëmjen e sotme në një pjesë të Shqipërisë.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra dyshohet se është në Adriatik, pranë Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës.

Lëkundjet janë ndjerë të forta nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë. /Gazeta Sinjali/